Reali po forcohet në çdo ndeshje

dardanmiftari | Wednesday, September 22, 2010 | 0 Komente

Përforcimi i verës i Real Madridit, Ricardo Carvalho, ka qenë i ngazëllyer pas fitores së mbrëmshme 3-0 ndaj Espanyol.
Ish-mbrojtësi i Chelseat mendon se ekipi i tij i ri po bëhet gjithnjë e më i fuqishëm dhe pas çdo ndeshje vetëbesimi i ekipit po rritet.
“Është e rëndësishme t’i fitosh këto ndeshje, pasi kjo na jep vetëbesim dhe kurajë. Këto janë ndeshje të cilat duhet t’i fitojmë për të vazhduar të zhvillohemi si ekip. Sot kemi luajtur mirë dhe kemi fituar. Kemi fituar por jam i sigurt se ne do ta përmirësojmë ndeshjen tonë”, ka thënë Carvalho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...