Interit t’i mirret Scudetto e vitit 2006?
Avokati i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Stefano Palazzi, është i gatshëm që të vë në pikëpyetje Scudetton që iu dha Interit në vitin 2006, ndërsa për këtë pritet që të shfrytëzojë dëshmitë e dala në gjykatën e Napolit.
Për ata që i kanë përcjellur zhvilliimet e Calciopolit muajve të fundit në gjykatën e Napolit, dihet mjaft mirë se mbrojtja e Moggit ka paraqitur telefonata të drejtuesve të Interit me dizejnatorët e gjyqtarëve, të cilat tani pritet t’i përdorë Palazzi, në hetimin e tij për Scudetton e vitit 2006.
Sipas La Gazzetta dello Sport, është pikërisht Scudettoja e vitit 2006 që është në balancë, pasi që Juve e kërkon me ngulm titullin që iu dha Interit pas procesit të atëhershëm të Calciopolit.
Category: Futboll
0 Komente