Arsenali përgatit ofertë për Cahill

dardanmiftari | Friday, November 12, 2010 | 0 Komente

Arsenali është i gatshëm të bëjë ofertë për mbrojtësin e Bolton Wanderers, Gary Cahill, në afatin kalimtar të janarit.
Guardian shkruan se vendimi i Wanderers për të nxjerrë Cahill në shitje ka hapur derën për një ofertë formale nga Arsenali.
Arsene Wenger e ka monitoruar progresin impresiv të fundit të Cahill dhe pavarësisht se harxhoi 13 milionë në dy qendërmbrojtës gjatë verës, disa në klub dyshojnë se mbrojtja është mjaft e fuqishme.
Boltoni kërkon 15 milionë funte për lojtarin, të cilën shumë Arsenali mund ta quajë si të tepruar për një lojtar i cili ka fituar paraqitjen e parë ndërkombëtare vetëm në muajin shtator, si zëvendësues në pjesën e dytë të takimit përballë Bullgarisë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...