Rijkaard dëshiron të menaxhojë në Ligën Premier
Ish-menaxheri i Barcelonës, Frank Rijkaard, dëshiron të angazhohet në Premier League.
Spekulimet kanë shpërthyer se strategu holandez mund të zëvendësojë trajnerin Roy Hodgson në stolin drejtues të Liverpoolit. Edhe agjenti i Rijkaard pohon se ai është i interesuar për të punuar në Ligën Premier.
“Ai dëshiron të zgjedhë ekipe të mëdha të futbollit evropian në Ligën Premier ose Calcio. Mendoj se kjo është atraktive për një trajner i cili ka treguar te Barcelona se ka aftësi të menaxhojë në ligat më të mira në botë. Ai sigurisht do të punojë brenda një ose dy muajsh”, ka thënë agjenti i Rijkaard, Perry Overeem.
Rijkaard muajin e kaluar u shkarkua nga pozita e trajnerit të Galatasaray, pas rezultateve të dobëta.
Category: Futboll