Maldini sërish lidhet me një ribashkim me Ancelottin

dardanmiftari | Friday, November 12, 2010 | 0 Komente

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, është lidhur me një detyrë në Chelsea ku ai do të mund të bashkohej me ish-trajnerin, Carlo Ancelottin.
The Sun shkruan se pas largimit të befasishëm të Ray Wilkins, Ancelotti mund të bëjë edhe një tentim për të sjellë Paolo Maldinin në klub.
Maldini u përmend se mund të ishte numri dy i Ancelottit kur menaxheri italian për të parën herë arriti në Chelsea, 16 muaj më parë, por ai thuhet se kishte refuzuar ofertën.
Tash thuhet se ai përsëri është cak i Chelseat. Një prej emrave tjerë që përmenden është edhe ish-ylli i këtij ekipi, Gianfranco Zola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...