Dzeko, caku kryesor i Cityt

dardanmiftari | Friday, November 12, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Wolfsburgut, Edin Dzeko, është caku numër 1 i Manchester Cityt për afatin kalimtar të janarit.
Guardian thotë se Garry Cook, drejtori ekzekutiv i Manchester Cityt, ka fluturuar në Abu Dhabi për t’i dërguar një raport progresi pronarit të klubit, Sheikh Mansour, dhe të prezantojë planin e harxhimeve për afatin kalimtar të janarit.
Edin Dzeko thuhet se është caku primar i Cityt, edhe pse klubi anglez e di se klubet nga Bundesliga është vështirë të negociohen. City u mundua ta transferojë sulmuesin boshnjak edhe gjatë verës duke ofruar rreth 25 milionë ose 30 milionë funte, ndërsa Wolfsburg e vlerësonte me 45 milionë funte lojtarin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...