Baggio pendohet që u pensionua

dardanmiftari | Tuesday, November 09, 2010 | 0 Komente

Legjenda italiane, Roberto Baggio, ka pranuar se atij i mungon futbolli dhe se do të luante edhe sot futboll po që se do ta kishte rastin.
“Ishte sikurse të vdes (largimi nga futbolli). Unë do të doja të luaja deri…unë do doja që edhe tani të luaj”.
“Nëse nuk do ta kisha pasur atë lëndim në gju, atëherë do të kishte qenë ndryshe, do të kishte qenë ndryshe, por tashmë ajo ka përfunduar”, theksoi Baggio, që foli për mospërfshirjen e tij në Botëror nga Giovanni Trapattoni.
“Botërori i vitit 2002 do të duhej të ishte i katërti për mua dhe unë është dashur të jem atje. Për karrierën që kam pasur, ishte e drejta ime të jem atje. Ata është dashur të më marrin, madje edhe nëse do të kisha qenë në karrocë”.
“Unë dhe Ronaldo atëkohë jemi rikthyer pas lëndimeve të gjata. Ai u ftua nga Brazili dhe e fitoi Botërorin, unë qëndrova në shtëpi”, përfundoi Baggio.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...