Boltoni mpsht Spursat
Boltoni ka shënuar fitore të madhe ndaj Tottenhamit në Reebok Stadium dhe atë me rezultat 4-2.
Një ndeshje e cila duhej të ishte fitore e lehtë e Tottenhamit, në fakt doli të jetë e kundërta. Kevin Davies kaloi në epërsi vendasit pas gjysmë ore lojë (31’).
Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim, kurse në fraksionin e dytë ishte Gretar Steinsson ai që dyfishoi rezultatin (57’). Për 3-0 realizoi përsëri Kevin Davies (76’), tani nga pika e bardhë. Alan Hutton kundërpërgjigjet me golin e tij për 3-1 (79’).
Roman Pavlyuchenko e bëri ndeshjen më dramatike kur shënoi për 3-2 në minutën e 87-të, por vendasit i qetësoi Martin Petrov me golin e tij në minutën e fundit.
Kjo humbje është katastrofale për Tottenhamin, sidomos pas paraqitjes së mirë ndaj Interit në Ligën e Kampionëve. Tani Spursat janë në pozitën e gjashtë me 15 pikë, po aq sa ka dhe Boltoni në pozitën e pestë.
Category: Futboll
0 Komente