Copa del Rey, short i lehtë për Realin dhe Barcën
Shorti i Copa del Rey i tërhequr pasditën e të enjtës ka nxjerrë disa përballje interesante, me Barcelonën që do të presë në Camp Nou baskët e papërshtatshëm të Athletic Bilbaos.
Lideri aktual i La Ligas, Real Madrid do të ketë punë me Levanten e cila i nxori një barazim në fillim të sezonit, përderisa derbi i rrethit të 1/8 së finales së Copa del Rey do ta shohë Villarealin përballë Valencias.
Ndeshjet e para zhvillohen më 22 dhjetor, ndërsa ato të kthimit më 5 janar.
Çiftet e 1/8-ës së finales në Copa del Rey:
Valencia – Villarreal
Barcelona – Athletic Bilbao
Cordoba – Deportivo la Coruna
Getafe – Real Betis
Almeria – Mallorca
Sevilla – Malaga
Real Madrid – Levante
Atletico Madrid – Espanyol
Category: Futboll
0 Komente