Ferguson: Sezoni i fundit për Van der Saar

dardanmiftari | Sunday, November 28, 2010 | 0 Komente

Bosi i Manchester United, Sir Alex Fergtuson, ka pranuar se ai pret penzionimin e Edwin Van der Saar në fund të këtij sezoni.
“Më duhet të pranoj se ky do të jetë sezoni i fundit i Edwin Van der Saar. Është pikëlluese por është e vështirë për një portier 40 vjeçar, pasi që një gjë e tillë i ndodhi edhe Peter Shiltonit. Krejt rastësisht, për shkak të moshës, forma e Shilton kolapsoi dhe nuk mendoj se Van der Saar e dëshiron këtë. Ai është njeri aq krenar dhe kjo do të jetë humbje e madhe”.
“Ne kemi biseduar sezonin e kaluar për atë se si e shohim të ardhmen dhe ai më sqaroi planet e tij, ndërsa asgjë nuk ka ndryshoi që nga ajo kohë. Është e vështirë për shkak se ai duhet të kujdeset për bashkëshorten e tij të sëmurë. Është e vështirë që ai të luajë edhe një sezon këtu”, ka thënë Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...