Liverpooli fiton bindshëm
Liverpoolit i ka mjaftuar vetëm pjesa e parë e ndeshjes, për të shënuar fitore me rezultat 3-0 në Anfield përballë ekipit të fundit të tabelës, West Ham United.
Glen Johnson ishte i pari që i dha epërsinë ekipit vendas pas 18 minutash lojë, ndërsa pas më pak se gjysmë ore lojë Dirk Kuyt dyfishoi epërsinë nga pika e bardhë (27’).
Shtatë minuta para fundit të pjesës së parë në listën e golashënuesve u shkrua edhe Maxi Rodriguez, që vulosi tre pikët e Të Kuqve.
Me tre pikët e reja, Liverpooli pushton pozitën e nëntë me 19 pikë, derisa West Hami vazhdon të pushtojë fundin me nëntë pikë.
Category: Futboll
0 Komente