Villarreall dhe Valencia ndahen në paqe

dardanmiftari | Saturday, November 20, 2010 | 0 Komente

Villarrealli nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në El Madrigal ndaj Valencias, në derbin më interesant të javës në kampionatin spanjoll.
Valencia kaloi e para në epërsi me një gol të shënuar në pjesën e parë nga Aduriz (25’). Por ekipi vendas krijoi raste të mira në pjesën e dytë. Pasi dështoi në një tentim më herët, sulmuesi italian Giuseppe Rossi ishte i saktë në minutën e 73-të për të barazuar rezultatin.
Pika e fituar do të thotë se Villarreali do ta ruajë pozitën e tretë, me 24 pikë, derisa Valencia ngec me tre pikë në pozitën e katërt.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...