Mancini: Chelsea do ta fitojë titullin

dardanmiftari | Tuesday, November 09, 2010 | 0 Komente

Bosi i Manchester Cityt, Roberto Mancini, nuk mendon se Manchester United ka ndonjë gjasë për ta fituar titullin, dy ditë pa zhvilluar derbin ndaj Djajve të Kuq.
“Është me rëndësi që të qëndrojmë në këtë grup të skuadrave në vendin e dytë dhe të tretë. Mendoj se Chelsea do ta fitojë titullin e Ligës Premier, por ekipet tjera mund të tentojnë sepse sezoni është i gjatë dhe i vështirë”.
“Por, mendimi im është që Chelsea ka ekip më të mirë se të tjerët. Mendoj se qëllimi ynë duhet të jetë Liga e Kampionëve. Nëse jemi aty pari në janar dhe shkurt, atëherë kemi gjasa për ta fituar edhe titullin”, ka thënë Mancini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...