Palermo e fortë për Romën

dardanmiftari | Sunday, November 28, 2010 | 0 Komente

Skuadra e Romës ka pësuar humbje prej 3-1 si mysafir i Palermos në takimin e fundit të xhiros së 14 në Serie A.
Palermo ishte skuadra më e mirë në këtë takim. I rikthyeri Fabrizio Miccoli e pati përgjigjen e duhur për kritikët kur shënoi për 1-0 (20’).
Në pjesën e dytë u formalizua shkatërrimi i Romës, nga Josip Ilicic (61’) dhe Antonio Nocerino (65’), për rezultatin 3-0.
Palermo e sheh veten pas kësaj fitore me 23 pikë në pozitën e gjashtë, aq sa ka edhe Interi në pozitën e pestë dhe një pikë më pak se Juventusi në pozitën e tretë. Roma gjendet në pozitën e shtatë me 22 pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...