Pires nënshkruan me Aston Villan

dardanmiftari | Thursday, November 18, 2010 | 0 Komente

Paralajmërimi se Robert Pires do t’i bashkëngjitet Aston Villas, është konfirmuar me nënshkrimin e një kontratë gjashtëmujore, që do të thotë se francezi do të luajë për klubin anglez deri në fund të sezonit.
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Villarrealit, i cili dy muajt e fundit është stërvitur te Topçinjtë me Arsene Wengerin, pritet të ofrojë përvojën e tij te skuadra relativisht e re e Villas.
“Mezi pres të luaj dhe ta vesh fanellën e re. Është shumë ngazëllyese. Jam shumë i lumtur që iu bashkova Aston Villas, sepse është një klub i madh në Angli”, ka thënë 37-vjeçari, i cili shpreson të debutojë në ndeshjen e të dielës kundër Blackburnit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...