Ranieri: Totti do të luajë kundër Fiorentinës

dardanmiftari | Tuesday, November 09, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, ka konfirmuar se kapiteni Francesco Totti do të futet në lojë që nga fillimi në takimin kundër Fiorentinas gjatë të mërkurës.
Roma është duke u rikthyer në formë pas fitores 2-0 në derbin romak ndaj Lazios që u zhvillua të dielën, dhe Ranieri dëshiron të vazhdojë me fitore.
“A do të luajë Totti? Po. Nuk pres asgjë tjetër nga ai, vetëm dua të luajë ashtu siç ai di. Gjithmonë është vështirë të nxjerrësh tre pikë. Ne duhet të jemi kompakt dhe të vazhdojmë këtë rrugë”, ka thënë Ranieri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...