NBA: Howard i jep fitoren Orlando Magic

dardanmiftari | Tuesday, November 09, 2010 | 0 Komente

Dwight Howard ka shënuar pikët më të larta në ndeshje, 27 gjithsej, për të ndihmuar Orlando Magic të shënojë fitore 93-89 ndaj Atlanta Hawks gjatë të hënës.
Magic, që mposhtën Hawks 4-0 në serinë e play-offit të sezonit të kaluar, kërkuan me ngulm fitoren në takimin e parë në mes të dy top ekipeve të Konferencës Lindore të NBA-së.
Vince Carter shtoi 19 pikë përfshirë pesë pikë në minutën e fundit, për t’i dhënë fitoren Orlando Magic.
Joe Johnson shënoi 23 pikë derisa Josh Smith 13 pikë dhe po aq kërcime për Atlanta, që pësoi humbjen e dytë radhazi këtë sezon, pas gjashtë fitoreve të para radhazi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...