Cole: Ancelotti më bindi të qëndroj

dardanmiftari | Tuesday, November 09, 2010 | 0 Komente

Ashley Cole thotë se ai ka menduar të largohet nga Liga Premier, por Carlo Ancelotti ka qenë i vendosur që ai të mbetet.
Pas skandalit për tradhti dhe ndarjes nga bashkëshortja, Ashley ishte afër largimit nga Anglia. Jose Mourinho e dëshironte atë te Real Madridi, por marrëveshja nuk ndodhi dhe Cole mbeti te Chelsea.
“Nuk kam menduar vazhdimisht për largim, por kishte një periudhë kur mendova të largohem nga Anglia. Por, u ula me Ancelottin dhe ai qartas më tha se nuk do të largohem për askund, andaj ky ishte fundi i tregimit”.
“Kam edhe tre vite nga marrëveshja dhe nëse jam në formë, dua ta respektoj marrëveshjen këtu dhe shpresoj se do të fitoj edhe shumë trofe”, ka thënë Ashley Cole.
Chelsea së fundi u mposht nga Liverpooli, ndërsa nesër do të presë Fulhamin në Stamford Bridge.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...