Walcott: Pesë ekipe do të luftojnë për titull

dardanmiftari | Tuesday, November 09, 2010 | 0 Komente

Theo Walcott llogarit se gara për titull është e hapur për pesë ekipe të Ligës Premier.
Arsenali humbi në fushë vendore nga Newcastle gjatë vikendit, por disfatë pësoi edhe Chelsea në Liverpool, andaj dallimi në pikë mes dy ekipeve ka mbetur pesë. Walcott llogarit se gara për titull është e hapur dhe thotë se katër-pesë ekipe do të luftojnë për atë.
“Chelsea është shumë i fuqishëm, ata kanë futbollistë të shkëlqyeshëm, të fuqishëm dhe fantastik. Ishte mrekulli për Liverpoolin ta fitojnë atë ndeshje, andaj Liga Premier është fantastike”.
“Mendoj se katër ose pesë ekipe do të luftojnë për titullin e kampionit, kjo do të ishte e shkëlqyeshme për publikun neutral, të shihet se si disa ekipe luftojnë për trofeun deri në fund”, ka thënë Walcott për Sky Sports News.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...