Robinho: Nuk guxojmë të bëjmë gabime kundër Violas

dardanmiftari | Friday, November 19, 2010 | 0 Komente

Robinho thotë se Rossonerët duhet të nxjerrin pikët maksimale nga ndeshja e vikendit kundër Fiorentinës.
Braziliani e di se me synimin për të mbetur në maje të tabelës së Serie A, ata duhet të vazhdojnë të fitojnë në çdo ndeshje.
“Fitorja në një derbi gjithmonë është një gjë e mirë. Ne përfundimisht e bëmë atë, dhe jemi shumë të lumtur që ia kemi dalë. Tash jemi liderë në ligë dhe nuk mund të bëjnë asnjë gabim. Të shtunën kundër Fiorentinës do të jetë vështirë, por ne shpresojmë se mund të nxjerrim tre pikë”, ka thënë Robinho.
Rossonerët mbajnë kreun me 26 pikë, një më shumë se Lazio, pas 12 javësh lojë në kampionatin italian të futbollit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...