Spursat, të fortë për The Reds

dardanmiftari | Sunday, November 28, 2010 | 0 Komente

Tottenhami ka shënuar fitore sensacionale ndaj Liverpoolit në sekondat e fundit të sfidës së zhvilluar në White Hart Lane, e cila përfundoi me rezultat 2-1.
Martin Skrtel, i cili ishte 'ylli' i ditës, krijoi avantazhin për Liverpoolin (42’), pas një tollovie në zonë.
Në pjesën e dytë Tottenhami ishte skuadra që bëri presion te The Reds. Në minutën e 60-të akordohet një penalti për Spursat të cilën e huq Jermaine Defore, goditjen e të cilit e priti në mënyrë fantastike Pepe Reina. Por, nuk vonoi shumë dhe Martin Skrtel barazoi rezultatin me anë të një autogoli (66’), pasi devijoi një harkim të ulët të Luka Modric për 1-1. Kur të gjithë menduan se pikët do të ndaheshin, kështu nuk mendoi Aaron Lennon, i cili me golin e tij për 2-1 i dha Tottenhamit fitoren e madhe para tifozëve vendas.
Tottenhami me këtë fitore e sheh veten në pozitën e gjashtë me 23 pikë, po aq sa ka edhe Boltoni në pozitën e pestë. Liverpooli gjendet në pozitën e nëntë me 20 pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...