SuperSport lanson kanalin SuperSport News

dardanmiftari | Thursday, November 18, 2010 | 0 Komente

SuperSport Albania Përveç përmbajtjes ekskluzive në televizionin digjital, Digitalb dhe IPKO tani ofrojnë edhe më shumë për abonuesit e këtij shërbimi. Tetë kanaleve të Supersport i është shtuar edhe Supersport News, ndërsa IPKO më herët pati njoftuar për mundësi 10-ditore të abonimit në pakon Premium.
Ndeshjet kryesore të Premier Ligës Angleze, Serie A dhe shumica e ligave tjera të futbollit evropian transmetohen ekskluzivisht në televizionin Digitalb - IPKO, përkatësisht kanalet e Supersport dhe Supersport Kosova.

Mirëpo, kësaj radhe platforma e televizionit Digitalb – IPKO, sjell më shumë se sa vetëm ndeshjet e futbollit në ekranin televiziv.

Supersport News është kanali i ri i dedikuar për 24 orë lajmeve dhe eventeve më të rëndësishme sportive në Shqipëri, Kosovë dhe Botë. Informacionet më të fundit, lidhje direkt, dokumentarë dhe emisione LIVE në studio.

Ndërsa, IPKO sjell mundësi të reja të abonimit në pakon Premium, edhe për 10 ditë të vetme. Dhjetë ditë Premium në IPKO kushtojnë 5 euro. Abonimi Premium me këtë mundësi vlen deri më 20 nëntor 2010.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...