Wenger i penduar për aktivizimin e Fabregas

dardanmiftari | Wednesday, November 24, 2010 | 0 Komente

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas. mund të jetë deri në tre javë jashtë fushe për shkak të rilëndimit të gjurit në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve ndaj Braga.
Menaxheri i Topçinjve, Arsene Wenger, thotë se ai kishte rrezikuar me spanjollin duke e angazhuar dhe ka pranuar se kjo nuk i është shpaguar. Fabregas duhej të zëvendësohej në minutën e 69-të dhe tash do të jetë jashtë fushe për së paku dy javë.
“…do të duhet ta vlerësojmë Fabregas nesër. Mund të jenë dy ose tre javë. Është shumë zhgënjyese pasi kisha hezitim ta luaja atë para ndeshjes. Rrezikova dhe kjo na u kthye për të keq", ka thënë Wenger.
Arsenali u mposht me rezultat 2-0 në takimin e mbrëmshëm dhe duhet të mposhtë Partizanin e Beogradit në ndeshjen e ardhshme në Emirates për të qenë i sigurt në kualifikim.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...