Barcelona nuk ka të ndalur

dardanmiftari | Sunday, December 12, 2010 | 0 Komente

Lionel Messi Barcelona dhe Lionel Messi si duket nuk e kanë ndërmend të ndalen me shkatërrimet, pasi që viktima e radhës ishte Real Sociedad, pranë shifrave 5-0.
David Villa zhbllokoi rezultatin pas vetëm nëntë minutash lojë me asistimin e Pedros, ndërsa rezultatin pas gjysmë ore lojë (33’) e dyfishoi Andres Iniesta.
Në pjesën e dytë u fol vetëm për Lionel Messin (47’ dhe 87’), i cili i tregoi analistëve se duhet të llogarisin në të deri në fund, pasi që mund të shënojë edhe 100 gola, nuk i dihet…
Rezultatin prej 5-0 e formësoi Bojan Krkic në minutën e fundit.
Barcelona mbetet lidere me 40 pikë, dy më shumë se Real Madridi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...