Juve, arrë e fortë për Lazion

dardanmiftari | Sunday, December 12, 2010 | 0 Komente

Giorgio Chiellini Juventusi ka shënuar fitore sensacionale në sekondat e fundit të takimit ndaj Lazios, takim ky që përfundoi me rezultat 2-1.
Juventusi përjetoi start të ëndrrave në këtë takim. Një harkim në zonë të Alberto Aquilanit me përpikmëri e shfrytëzoi Giorgio Chiellini (2’), i cili saktë shënoi me kokë për 1-0.
Megjithatë, nuk vonoi përgjigja e Lazios, që me anë të Mauro Zarates (14’), barazoi rezultatin pas një tollovie në zonë. Deri në fund Juventusi bëri përpjekje maksimale që t’i marrë të trija pikët, dhe këtë e bëri atëherë kur askush nuk e priti me anë të Milos Krasic (90+4), i cili realizoi për rezultatin përfundimtar 2-1.
Pas javës së 16-të Juventusi ngjitet në pozitën e tretë me 30 pikë, po aq sa kanë Lazio në pozitën e dytë dhe Napoli në pozitën e katërt. Bianconerët kanë gjashtë pikë më pak se lideri Milan.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...