Beckham nderohet nga BBC

dardanmiftari | Monday, December 20, 2010 | 0 Komente

Ylli anglez i futbollit, David Beckham, është nderuar nga gjiganti mediatik BBC për Arritje në Karrierë.
Shpërblimin Beckhamit ia ka dhuruar ish-bashkëlojtari i tij, Ryan Giggs, i cili vitin e kaluar u shpall si personaliteti sportiv i vitit, si edhe ish-legjenda Bobby Charlton, i cili edhe e kishte zbuluar talentin e David në moshën nëntëvjeçare.
“Bekcham gjatë karrierës së tij ka merituar gjithçka që ka realizuar. Ai është një personalitet i mrekullueshëm dhe një njeri për t’u marrë shembull. Kujtoj se kur erdhi Beckham në klub, iu thash trajnerëve se ai do të jetë diçka i veçantë. Dhe ishte”, ka thënë Charlton, i cili të njëjtin çmim e pranoi dy vite më parë.
Në anën tjetër, edhe Beckham nuk e ka fshehur kënaqësinë duke thënë se është nder që ai fiton një çmim të tillë.
“Jam i nderuar që pranoj shpërblim për diçka që e kam dashur gjithmonë dhe që do të vazhdoj ta dua. Veçanërisht kam nderin që shpërblimin e pranoj nga dora e Sir Bobby Charlton, kjo është një nder i veçantë”, ka thënë Beckham me rastin e pranimit të shpërblimit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...