Cole: Erdhi koha të fitojmë

dardanmiftari | Sunday, December 12, 2010 | 0 Komente

Ashley Cole ka folur për rëndësinë e takimit ndaj Tottenhamit që zhvillohet pasditen e të dielës në White Hart Lane, duke thënë se ka ardhur koha që Blutë të fitojnë.
Chelsea ka vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e fundit dhe tashmë atë e presin tri përballjet inkandeshente, duke filluar nga Tottenhami.
“Është ende herët, por ky është moment vendimtar kuk duhet të marrim pikët. Ndryshimi është në dorën tonë dhe shpresoj se dhjetori do të jetë muaj i mirë. Ne duhet të rikthehemi në binarë dhe t’i fitojmë ndeshjet nëse duam ta fitojmë kampionatin”.
“Çdo sezon, secili ekip bie në formën e dobët, kjo ka ndodhur tani me ne, por duhet ta harrojmë këtë dhe të luajmë sa më mirë”, deklaroi Cole.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...