Milani në formë të artë

dardanmiftari | Sunday, December 12, 2010 | 0 Komente

Kevin Prince Boateng Bologna ishte tejet kundërshtare e dobët për Milanin në ndeshjen e zhvilluar mesditën e të dielës, të cilën Rossonerët me lehtësi e fituan me rezultat 3-0.
Bologna në asnjë moment nuk ishte kundërshtare e denjë për Rossonerët, të cilët bënë process të shurtër me nikoqirët.
Zlatan Ibrahimovic asistoi për mrekulli pas vetëm nëntë minutash lojë për Kevin Prince Boateng, i cili me lehtësi zhbllokoi rezultatin. Pikërisht Boateng ishte i përfshirë edhe në dyfishimin e epërsisë, kur i ndihmoi Robinhos të realizojë për 2-0 (35’).
Në pjesën e dytë Ibrahimovic formalizoi fitoren me golin për rezultatin përfundimtar për 3-0. Milani do të mbetet lider edhe pas javës së 16-të në Serie A me gjashtë pikë më shumë se Lazio që duhet ta zhvillojë ndeshjen ndaj Juventusit sonte mbrëma.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...