Shkëndija, lidere vjeshtore në Maqedoni

dardanmiftari | Sunday, December 12, 2010 | 0 Komente

Shkëndija e Tetovës është liderja në Kampionatin maqedonas pas përfundimit të sezonit vjeshtor, duke lënë prapa rivalen lokale Renovën e Tetovës.
Shkëndija me fitoren prej 1-0 ndaj Turnovos arriti që t’ia sigurojë vetes pole pozicionin për pushimet dimërore, pasi që me 35 pikë ka një pikë më shumë se përcjellësja në pozitën e dytë, Renova e Tetovës. Pas dy skuadrave lidere dhe te vetme shqiptare në Kampionatin maqedonas gjendet Rabotnicki me 32 pikë.
Shkëndija lirisht mund të konsiderohet befasia e këtij sezoni në Maqedoni, pasi që me t’u kthyer në elitën e futbollit maqedonas, arriti të mposhtë Renovën e Tetovës që drejtohet nga trajneri rahovecas Bylbyl Sokoli, për të siguruar lidershipin e tabelës dhe qetësinë dimërore.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...