Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Higuain mungon tre muaj?

Stafi mjekësor i Real Madridit ka konfirmuar se nëse nuk përmirësohet gjendja e sulmuesit Gonzalo Higuain brenda katër javëve të ardhshme, atëherë ai do të detyrohet t’i nënshtrohet operimit.
“Nëse gjendja e tij nuk përmirësohet, atëherë ai duhet të operohet. Ne tani jemi në një fazë të vlerësimit nga një specialist dhe nëse të gjitha palët pajtohen, atëherë do të ketë operim”, u shpreh Dr. Diaz, shefi i stafit mjekësor të Real Madridit.
Nëse El Pipita duhet të hyjë nën thika, atëherë periudha e riaftësimit pritet të zgjatë hiç më pak se tre muaj, që do ta detyronte Real Madridin të futej në tregun e transferimeve për një sulmues të ri.