Drogba: Sa më i moshuar, aq më i mirë

dardanmiftari | Wednesday, December 01, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, ua ka tërhequr vërejtjen rivalëve të Ligës Premier se ai po hyn në formën jetësore.
“Mendoj se po përmirësohem sa më shumë që jam duke u moshuar. Unë fillova të luaj vonë në nivelin më të lartë, pasi që kur isha 25 vjeç, unë luajta një sezon për Marseille dhe më pas erdha këtu”.
“Kështu, nuk e di nëse është një gjë e mirë kjo apo jo, por ndihem se po përmirësohem pas çdo sezoni. Dhe, për shkak se fillova të luaj vonë, unë nuk ngopem së luajturi. Nuk e di kur do të pensionohem, për shkak se më pëlqen ta bëj këtë”, deklaroi Drogba.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...