Ramos: Mund të rikthehemi nga debakli

dardanmiftari | Wednesday, December 01, 2010 | 0 Komente

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos beson se përkundër debaklit në El Classico, Los Blancos mund të riaftësohen nga plagët e marra në Camp Nou.
“Ishte ndeshje e rëndësishme kjo, ndërsa ekipi nuk luajti mirë, por tani më shumë se kurrë duhet të jemi krenarë dhe të përballemi me të vërtetën, të tregojmë kush është Real Madridi që pati situata të tilla në të kaluarën, por u kthye”.
“Ne duhet të punojmë me përgjegjësi të madhe dhe të përgëzojmë Barcelonën, që luajti në mënyrë fantastike. Tani është koha të jemi të bashkuar dhe të fitojmë tituj”, theksoi Ramos.
Ramos po ashtu iu përgjigj pyetjeve për kartonin e tij të kuq, pas ndërhyrjes brutale ndaj Lionel Messit dhe aktit josportiv ndaj Carles Puyolit.
“Unë ndihem keq, gabova që ndërhyna në atë mënyrë, por është e qartë se kurrë nuk kam hyrë në asnjë ndeshje për ta lënduar dikë. Unë kurrë nuk e kam lënduar dikë. Unë nuk jam krenar me atë që bëra, ndërsa u kam kërkuar falje bashkëlojtarëve të mi te Spanja, Xavit dhe Puyolit”, përfundoi Ramos.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...