Lazio mposht Interin

dardanmiftari | Friday, December 03, 2010 | 0 Komente

Lojtarët e Lazios duke e festuar golin e Biavas Lazio ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-1 ndaj Interit në derbin e javës së 15-të në Kampionatin italian, Serie A.
Kjo fitore e Lazios ishte pritur marrë parasysh mungesat me të cilat Interi paraqitej në këtë takim. Sidoqoftë, Nerazzurët nuk u zbrapsën edhe pse Albicelestët ishin më të mirët në këtë takim dhe merituan fitoren.
Giuseppe Biava ia jep Lazios epërsinë e parë (27’), pas një goditje nga këndi, me ç’rast shfrytëzoi një tollovi të krijuar në zonë pas pozicionimit katastrofal të portierit Castellazi.
Në pjesën e dytë Lazio e konfirmoi fitoren me anë të Maruo Zarates, i cili shfrytëzoi një pasim maestral nga Hernanes (52’). Interi u mundua të kthehej në këtë takim, me anë të golit të shënuar nga Goran Pandev (74’) për 2-1, i cili pos që e bëri ndeshjen më dramatike, nuk ndikoi në epilogun përfundimtar, të cilin e vendosi Hernanes (89’) për 3-1.
Lazio me këtë fitore e sheh veten në pozitën e dytë me 30 pikë, po aq sa ka edhe lideri Milan, ndërsa për Interin telashet janë duke u shtuar, pasi që me 23 pikë në pozitën e pestë, Nerazzurët janë në një moment ta palakmueshëm.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...