Të dielën, superderbi Shkëndija – Renova

dardanmiftari | Friday, December 03, 2010 | 0 Komente

Kjo fundjavë sjell një prej ndeshjeve më të nxehta në futbollin ballkanas, derbin lokal tetovar, vendi i dytë kundër vendit të parë në Kampionatin maqedonas, në Stadiumin e Qytetit të Tetovës, Shkëndija pret Renovën.
Dy rivalët lokalë shqiptarë do të takohen në moment të mirë për të dyja ekipet këtë sezon, pasi që të dyja skuadrat janë në formë të lartë dhe gëzojnë pozita të mira në tabelë, nikoqirja Shkëndija mban pozitën e dytë dhe Renova është lider.
Kjo sfidë zhvillohet të dielën me fillim nga ora 13:00 në Stadiumin e Qytetit të Tetovës, ndërsa pos rëndësisë së madhe që do të ketë fitorja për të dyja skuadrat në këtë derbi, vlen të përmendet dhe rivaliteti i cili vetëm sa do ta bëjë këtë përplasje më të veçantë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...