Mourinho lavdëron Lassana Diarra

dardanmiftari | Tuesday, December 14, 2010 | 0 Komente

Bosi i Real Madridit, Jose Mourinho, ka qenë i kënaqur me paraqitjen e Lassana Diarra në ndeshjen e të dielës ndaj Real Zaragoza.
Diarra duhej të presë për të luajtur këtë sezon me Xabi Alonso dhe Sami Khedira që ishin të preferuarit e Mourinhos, por për shkak të lëndimit të këtij të fundit, francezi shfrytëzoi shansin për të impresionuar.
"Lass ishte njeriu u ndeshjes. Ai ishte i mahnitshëm në çdo aspekt. Ne kemi disa lojtarë të lënduar dhe dy janë të suspenduar. Khedira do të rikthehet. Kjo është diçka normale me të cilën duhet të përballemi në fund të vitit".
"Njerëzir mund të mendojnë se ne mund të humbasim pikë për shkak të aq shumë lojtarëve që kemi jashtë fushe, por do të shohim. Ne duhet të shkojmë në dy ndeshjet e mbetura (deri në fund të vitit) me gjithë fuqinë që e kemi. Ne po ashtu shpresojmë Kaka të rikthehet në janar", ka thënë Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...