Lampard u kthehet penaltive

dardanmiftari | Tuesday, December 14, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, është i gatshëm të rimarrë detyrën e gjuajtjeve nga pika e bardhë që nga ndeshja e ardhshme, ajo kundër Manchester United gjatë këtij vikendi.
Chelsea arriti të rikthehet nga disfata minimale e pjesës së parë të ndeshjes, duke barazuar në pjesë të dytë me anë të Drogba, i cili në fund të ndeshjes humbi një penalti që mund t´ua kishte sjellë fitoren Bluve.
Lampard tash zotohet se gjatë kësaj jave ai do të praktikojë gjuajtje të penaltive dhe se që nga ndeshja e ardhshme ndaj United do të jetë në gjendje të marrë përgjegjësinë.
"Kam stërvitur dy ditë me djelmoshat këtë javë dhe nuk kam praktikuar penalti për tre muaj. Gjithmonë më pëlqen t´i marr përsipër penaltitë dhe mendoj se do të ishte gabim për mua të vij dhe të përpiqem të marr meritat personale duke shënuar golin e fitores, para se ta bëjë atë Didi, i cili ka qenë në formë dhe ka luajtur dhe i ka gjuajtur ata dhe i ka shënuar".
"Shpresoj, mund të stërvitem gjatë kësaj jave dhe të kthehem t´i gjuaj sërish penaltitë", ka thënë Lampard.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...