Park lavdëron mbrojtjen e United

dardanmiftari | Tuesday, December 14, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Manchester United, Park Ji-sung, është i ngazëllyer që ka qenë autori i golit të fitores së mbrëmshme ndaj Arsenalit.
Goli i katërt i Park në shtatë fillime kundër Topçinjve, vendosi fatin e fituesit në Old Trafford. Por jug-koreani thotë se meritë të madhe në rikthimin e kreut kishte mbrojtja.
"Për momentin, ne jemi në një pozitë të shkëlqyeshme në ligë. Tash ne duhet të përqendrohemi në ndeshjet që vijnë. Ne gjithmonë fillojmë të luajmë mirë në këtë kohë të vitit dhe duam ta mbajmë këtë vazhdë. Ne kemi luajtur me shumë vetëbesim kundër Arsenalit dhe mbrojtja jonë ishte e pabesueshme", ka thënë Park.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...