Park: Arsenali nën presion

dardanmiftari | Sunday, December 12, 2010 | 0 Komente

Mesfushori jugkorean i Manchester United, Ji-Sung Park, beson se përgjegjësia e të qenurit lider i Ligës Premier do ta vë nën presion të madh kundërshtarin e të hënës, Arsenal, para superderbit anglez të kësaj fundjave.
“Arsenali ka treguar se është ekip i mirë. Ata kanë shumë lojtarë të rinj, por ata kanë luajtur mirë këtë sezon dhe kanë më shumë përvojë se sezonin e kaluar. Megjithatë, ne kemi më shumë përvojë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme në garën për titull”.
“Arsenali tani mund të luajë mirë, por në mars, kur presioni rritet pas çdo ndeshje, ata mund të arrijnë rezultate tjera”, precizoi Park.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...