City refuzon kërkesën e Tevez

dardanmiftari | Sunday, December 12, 2010 | 0 Komente

Manchester City ka refuzuar kërkesën me shkrim të Carlos Tevez për t’u larguar, pasi që klubi anglez beson se mund ta bindë argjentinasin të qëndrojë.
“Me zhgënjim konfirmojmë tifozët tanë se Carlos Tevez ka dërguar një kërkesë me shkrim për t’u transferuar. Klubi mund të konfirmojë poashtu se kjo kërkesë është refuzuar”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga Manchester City.
Tevez nënshkroi kontratë pesëvjeçare në vitin 2009, ndërsa është shndërruar në figurën kryesore të Manchester Cityt sa qëndroi në qytetin e dytë më të madh anglez. Problemet me Roberto Mancinin thuhet se janë shkaqet e kësaj kërkese me shkrim të bërë nga Tevez

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...