Barca, përfituesja më e madhe nga fanelat

dardanmiftari | Sunday, December 12, 2010 | 0 Komente

Barcelona e ka shndërruar veten në përfituesen më të madhe nga marrëveshjet sponsorizuese në fanela.
Barcelona thuhet se ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Fondacionin e Katarit, nga e cila Blaugranët do të përfitojnë hiç më pak se 140 milionë euro, marrëveshja më e madhe kjo në historinë e futbollit.
Fondacioni i Katarit është një shoqatë jo përfituese, pasi që si synim kryesor ka edukimin, ndërsa me problemet financiare të Barcelonës e cila ka 400 milionë euro borxh, ky fondacion do të ndajë hapësirën në fanellën Blaugrane me logon e Unicef.
United është në pozitën e dytë në listën e përfituesve më të medhenj nga sponsorët e fanelave me 19.5 milionë euro në vit. Djajtë pasohen nga Real Madridi me 19.3 milionë euro në vit nga Bwin, ndërsa në pozitën e tretë gjendet Bayerni i sponsorizuar nga Deutsche Telekom me 18.4 milionë euro në vit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...