Benitez: Do ta fitojmë Botërorin

dardanmiftari | Sunday, December 12, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Interit, Rafael Benitez, mendon se skuadra e tij nuk do të ketë problem për ta fituar Kupën e Botës për klube, ndërsa parashikon jetëgjatësi të punës së tij si trajner i Interit.
“Ne jemi këtu për të fituar dhe do ishte mirë nëse do ta bënim këtë, për klubin dhe për veten tonë. Ne jemi të fokusuar që ta fitojmë këtë ndeshje dhe të bëjmë më të mirën, kështu duhet të punojmë me vëmendje. Unë punoj 12 deri në 14 orë çdo ditë për Interin dhe gjithmonë jam serioz”.
“Unë bisedova me presidentin. Jam i qetë pasi që ai kupton çdo gjë. Ai e di situatën në të cilën gjendemi dhe kjo mjafton për mua. Jam i bindur se ne mund të luajmë mirë, pasi që mund ta vëreni cilësinë. Trajnerët e rinj? Unë gjithmonë lexoj gazeta, por jam trajner i Interit. Dua ta fitoj Botërorin dhe më pas të qëndroj këtu një kohë të gjatë”, ka thënë Benitez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...