Platini: Botërori në janar 2022, i mundshëm!

dardanmiftari | Friday, December 10, 2010 | 0 Komente

Legjenda gjermane Franz Beckenbauer më parë kishte bërë thirrje që Botërori i vitit 2022 në Katar të mbahet gjatë janarit, në mënyrë që të mbrohen lojtarët nga i nxehti veror, ndërsa këtë ide e përkrah edhe kreu i UEFA-s, Michel Platini.
“Është e vërtetë se nëse flasim për Botërorin e Katarit në janar, atëherë do të ishte më lehtë se në qershor. Për këtë unë pajtohem, pse jo? Është e mundur”.
“Janë disa çështje të cilat duhet të adresohen. Sa kohë pushim do t’u japim lojtarëve pas Botërorit? Nëse Botërori luhet në janar, atëherë do të përfundojë në shkurt dhe kampionatet të vazhdojnë në mars? Ne do të bisedojmë më shumë për këtë në muajt dhe vitet në vazhdim”, u shpreh Platini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...