Abidal: Dua të luaj si sulmues

dardanmiftari | Thursday, January 06, 2011 | 0 Komente

Pas golit të mbrëmshëm ndaj Athletic Bilbao, mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal, ka bërë shaka duke thënë se dëshiron të luajë si sulmues.
Abidal shënoi golin vendimtar të ndeshjes që e kualifikoi Barcelonën në rundin e ardhshëm të Kupës së Mbretit, i cili ishte vetëm goli i tij i dytë në karrierë,
“Ne jemi të lumtur pasi ishte një sfidë shumë e vështirë nga e cila ne ecim përpara. Po ashtu ka kaluar shumë kohë që kur kam shënuar, dhe shpresoj të vazhdoj të shënoj gola këtë sezon”.
“Goli ishte shumë i mirë. E di se kur kam shans për të goditur, duhet ta bëj këtë sa më shpesh. Sam Mames është një fushë shumë e vështirë pasi Athletic është një ekip që bën shumë presion dhe ka përkrahje të fuqishme të fansave. Unë kam luajtur në qendër por edhe në krahë te Barcelona – gjithë çfarë tash kam nevojë është të luaj si sulmues i qendrës”, ka thënë Abidal.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...