Rregullat e Serie A penguan transferimin e Dzeko te Juve

dardanmiftari | Thursday, January 06, 2011 | 0 Komente

Agjenti FIFA, Giacomo Petralito, ka zbuluar se marrëveshja e transferimit të Edin Dzeko te Juventusi ishte bllokuar për shkak të rregullave të Serie A.
Sulmuesi i Wolfsburgut është në prag t’i bashkohet Manchester Cityt, por agjenti i FIFA, Giacomo Petralito, ka zbuluar se ylli boshnjak do t’i ishte bashkuar Juves, po të mos ishin disa rregulla të Serie A.
Klubet italiane mund të nënshkruajnë vetëm një lojtar jo-evropian çdo sezon, dhe Juventusi tashmë e ka bërë këtë në gusht kur transferoi Milos Krasic. Andaj Dzeko nuk kishte të drejtë t’i bashkohet ekipit italian deri në verë.
“Juve ka mundur të nënshkruajë me Dzeko, por ai nuk dëshironte të presë deri në qershor. Klubet tashmë kishin arritur marrëveshje që Dzeko të mund të largohej në janar, por rregullat absurde të Federatës Italiane, penguan që kjo lëvizje të ndodhë”, ka thënë Petralito për Tuttosport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...