Barca kualifikohet me vështirësi

dardanmiftari | Thursday, January 06, 2011 | 0 Komente

Fernando Llorente dhe Eric Abidal Barcelona është kualifikuar në çerekfinale të Copa del Rey pas barazimit prej 1-1 të arritur në San Mames ndaj Athletic Bilbaos, atë falë golit si mysafir.
Ndeshja e parë në Camp Nou përfundoi pa gola, ndërsa në ndeshjen kthyese të gjithë pritën një goleadë të Barcelonës si pasojë e nervozimit ndaj baskëve.
Kontrollimi total i lojës dhe posedimi herë herë astronomik mbi top i shoqëruar me raste të panumërta nuk ndihmoi Blaugranët.
Xavi pasi lodhi mirë e mirë lojtarët e Bilbaos, lansoi një pasim të papërshtatshëm për Messin që edhe njëherë me klasin e tij prej futbollisti jashtë-planetar shpëtoi Barcelonën duke lansuar një asistim të përkryer për Abidal që nuk e pati të vështirë të shënonte (75’). Athletic Bilbao bëri presion enorm ndaj Barcelonës në minutat finale, që u shpagua me një gol fenomenal të realizuar nga Fernando Llorente (85’).
Megjithatë, përkundër faktit se Athletic Bilbao barazoi rezultatin dhe nuk iu dha një penalti në minutat finale të takimit, Barcelona kualifikohet më tej në një prej ndeshjeve më të vështira për të këtë sezon, pikërisht në paraqitjen e 550-të të kapitenit Xavi Hernandez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...