United monitoron situatën e Pepe

dardanmiftari | Thursday, January 06, 2011 | 0 Komente

Manchester United raportohet se është duke monitoruar situatën e vazhdimit të kontratës së mbrojtësit të Real Madridit, Pepe.
Sipas mediave portugeze, Sir Alex Ferguson është shumë i interesuar në Pepe derisa kërkon mbulesë me përvojë për Nemanja Vidic dhe Rio Ferdinand, të cilët kanë pësuar disa lëndime gjatë disa sezoneve të kaluara.
Kontrata aktuale e Pepe skadon në vitin 2012, dhe Madrid dëshiron që ai të vazhdojë me klubin spanjoll deri në vitin 2015.
Por ata i kanë ofruar atij 3.5 milionë euro në vit, derisa Pepe kërkon 5 milionë, që do ta vendoste atë në nivel me sulmuesin francez Karim Benzema.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...