Drogba: Chelsea mund ta mbrojë titullin pa përforcime
Didier Drogba thotë se ekipi aktual i Chelseat është mjaft i mirë sa ta fitojë titullin këtë sezon.
Sulmuesi veteran i Bluve nuk beson se ata kanë nevojë të blejnë këtë muaj për të mbrojtur me sukses titullin.
“Përforcime në janar? Gjithmonë është e komplikuar. Shumë lojtarë nuk garantojnë patjetër fitoret. Për ne, çdo ndeshje tash është si një finale – dhe kemi nevojë për fitore”, ka thënë Drogba për The Sun.
Category: Futboll
0 Komente