Fabiano lojtar i Interit?

dardanmiftari | Thursday, January 06, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Sevillas, Luis Fabiano, është në pritje të telefonatës nga Leonardo për të kaluar te kampioni i Evropës, Inter.
Agjenti i Fabianos ka pranuar se klienti i tij është i pakënaqur në Ramon Sanchez Pizjuan dhe kërkon aventurë të re, ndërsa nëse vjen oferta nga Interi, ai do ta pranonte pa hezitim.
“Po, është e vërtetë. Leonardo gjithmonë e ka ndjekur Fabianon edhe kur ishte trajner i Milanit. Për momentin, ne nuk kemi pasur kontakt me Interin. Ai ka kontratë me Sevillan, por nëse vjen ofertë konkrete nga Italia, Spanja apo Anglia, atëherë ai do të largohej menjëherë”, u shpreh Jose Fuentes, agjenti i brazilianit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...