Interi, të holla plus Eto’o për Tevez?

dardanmiftari | Thursday, January 06, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Interit, Leonardo e ka bërë sulmuesin e Manchester Cityt, Carlos Tevez synimin e tij kryesor për afatin kalimtar të janarit, ndërsa do të ishte në gjendje të priste deri në verën e ardhshme për të.
Sipas talkSport, dëshira e Tevez për t’u larguar nga City nuk ka kaluar lehtë në Milano, pasi drejtuesit e Interit tashmë i kanë bërë kalkulimet e para për këtë çështje.
Leonardo i ka dhënë listën e tij të dëshirave presidentit Massimo Moratti dhe Tevez është në krye të saj. Për të mundësuar transferimin e argjentinasit, Interi mendon të ofrojë Samuel Eto’on duke përfshirë dhe një shumë të hollash.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...