Guardiola lëvdon paraqitjen e jashtëzakonshme

dardanmiftari | Thursday, January 27, 2011 | 0 Komente

Pep Guardiola ka lëvduar paraqitjen e jashtëzakonshme të lojtarëve të tij ndaj Almerias në fitoren prej 5-0, por nuk është gëzuar shumë pasi e di mjaft mirë se një rikthim sikurse që bëri Betisi një javë më parë mund t’u shkaktojë Blaugranëve kokëçarje.
“Është rezultat i mrekullueshëm, por Betisi na ka mësuar të mos relaksohemi. Ne duhet të jemi seriozë. Betisi bëri presion të lartë dhe kjo na bën të mos jemi të sigurtë për kualifikimin në finale”.
“Ne respektuam kundërshtarin, por ne do të tentojmë më të mirën në ndeshjen kthyese. Ne mund të kemi epërsi të lartë për momentin, por kemi respekt për kundërshtarin”, ka thënë Guardiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...